Angli-Kroacia, ose ndeshja ku luhet për gjithçka!

Anglia, Kroacia dhe Spanja do të mësojnë sot fatin në Ligën e Kombeve. Njëri ekip do të kualifikohet për në gjysmëfinale të nivelit A, një tjetër do të bjerë nga kategoria, ndërsa e treta do të mbetet në “mesin e artë”, pra “as mish, as peshk”!

Çfarë do të ndodhë në “Uembli”, dhe si janë shanset e tre skuadrave të mëdha? Anglia kualifikohet, pra del e para, nëse arrin një fitore me çfarëdo rezultati. Kroacia kualifikohet nëse fiton me çfarëdo rezultati. Spanja kualifikohet në ndeshja përfundon në barazim. Nëse barazimi është 0-0, Anglia del e dyta dhe Kroacia bie në nivelin B, ndërsa nëse barazimi është me gola, atëherë Anglia bie nga kategoria, për shkak të bilancit direkt të golave me Kroacinë.

Formacionet e mundshme (ora 15:00):

Anglia (4-3-3): Pikford, Uolker, Gomez, Stouns, Çiluell, Henderson, Dajer, Ali, Stërling, Kejn, Rashford. Tr. Sauthgejt.

Kroacia (4-2-3-1): Kaliniç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Jedvaj, Brozoviç, Kovaçiç, Rebiç, Modriç, Perishiç, Kramariç. Tr. Daliç.

Sfidanti.al