Arsen Vengeri refuzon një ofertë për t’u kthyer në Premier Ligë

Ish-trajneri i Arsenalit Arsen Venger mori një ofertë që të kthehet në Premier Ligën angleze. Krerët e Fullhemit e kontaktuan Vengerin në përpjekje që ta ulnin atë në vend të Sllavisha Jokanoviçit që u shkarkua, për shkak të rezultateve të dobta. Por, Vengeri e refuzoi menjëherë ofertën që i erdhi atij nga klubi londinez, duke i mbetur besnik fjalës se ai në Premier Ligën angleze nuk mund të drejtojë asnjë klub tjetër, veç Arsenalit.
Pasi Vengeri e refuzoi ofertën, krerët e Fullhemit si opsion të dytë angazhuan Klaudio Ranierin që, siç dihet, fitoi një titull historik me Lesterin Sitin, të cilin e nxori kampion të Premier Ligës para dy vitesh.
Sidoqoftë, Arsen Vengerin që ka paralajmëruar se do të kthehet në futboll në fillim të vitit 2019, e përmendin më shumë si trajnerin e ardhshëm të Bajernit të Mynihut në vend të Niko Kovaçit.
Sfidanti.al