Juventus, hedh sërish sytë nga Hames Rodrigez; Bajerni nuk do ta bleje

Juventusi hedh sërish sytë nga Hames Rodrigez. Futbollisti kolumbian që është dhënë nga Reali i madridit te Bajerni i mynihut në formën e huazimit, nuk po përjeton një periudhë pozitive te kampionët e Gjermanisë. Në fakt kriza e skuadrës bnavareze duket se ka përfshirë edhe Hames Rodrigez që për momentin është i dëmtuar në gjurin e majtë, një dëmtim ky që do ta mbajë atë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë, deri në vitin 2019.

Por ajo që duket në këtë moment është se Bajerni nuk duket më aq i bindur për të blerë përfundimisht kartonin e tij që ka vlerën e 42 milionë Eurove dhe e gjithë kjo ndodh pas verës së vitit 2017 kur gjithcka po shkonte vaj për Hames Rodrigez që në atë kohë gjeti në pankinën e Bajernit, Karlo Ancelotin. Pas largimit të italianit gjërat u përkeqësuan për kolumbianin i cili ka arritur në një pikë ku nuk duron dot trajnerin e ri të Bajernit, Niko Kovac.

Kjo situatë të lë të kuptosh se për Hames Rodrigez po projektohet largimi nga Mynihu për t’u rikthyer te Reali i Madridit. Këtu qëndron edhe problemi për të, pasi duket se ai nuk bën pjesën ne planet e klubit merenges. Pikërisht këtë rast do të kërkojë të shfrytëzojë Juventusi që mund të hidhet menjëherë në sulm për të marrë futbollistin te cilin po e vëzhgon prej kohësh dhe Zonja e Vjetër në këtë pikë ka shumë aspekte që e favorizojnë.

sfidanti.al