Luteshim për 4 gola, por nuk e dinim se i donte për vete..Shqipëria!

Iu lutëm Zotit për 4 gola para ndeshjes me Skocinë, ngaqë aq na duheshin patjetër dhe Ai e dëgjoi lutjen dhe na dërgoi 4 gola. Por as Ai nuk e dinte, as tifozët në Shkodër, ndofta e dinin vetëm disa nga “masonet” e fushes , se ne golat nuk i donim për Skocinë, por për vete…për Shqipërinë. Për portën tonë bujare e cila ka 100 arsye që të ketë më shumë frikë nga mbrojtesit e vet se sa nga sulmuesit kundershtare. Kjo humbja e stisur me Skocinë , sepse na dërgoi tek vargjet e himnit tonë, atje ku thuhet se ata që largohen nga lufta vdesin si tradhëtarë! Siç duket, nga sjellja dhe morali i futbollistëve të Kombëtares, ky himn i përjashton.. kenduesit , madje i lejon të tradhëtojnë në vazhdimësi. Jemi mësuar me humbjet flakëruese, kemi pësuar edhe më shumë se 4 gola, por po mësohemi me harakirin kuqezi, aq sa për golat që pësojmë kujdesemi vetë , duke menaxhuar humbjen në sasi..
Mos e bëni dramë! 4 gola janë shumë pak , ka të tjerë që na presin në ndeshjet e ardhshme nëse muzika jonë do të mbetet “Panuçi ik “ , pa arritur të mësojmë këngën se golat që balsamosin portën tonë nuk janë punë topi , por çështje sistemi. Një sistem që kujdeset ,me vale televizive , edhe për veshët tanë që kur tifozët të thërrasin kundër Panuçit ta mësojnë të gjithë fajëtorin , ndërsa ku thërrasin në kor emrin e presidentit të duket si një lajthitje e turmës.
Sfidanti.al