Federata Angleze e Futbollit ka treguar hapur pozicionin e saj sa i përket amendamentit që kërkon të kalojë ditën e nesërme Ceferin gjatë Kongresit të UEFA-s në Paris. Sipas medieve britanike Federata e Futbollit do të votojë kundër amendamentit të propozuar nga slloveni, i cili kërkon të jetë përjashtimi i rregullit ku thuhet se një person nuk mund të shërbejë më shumë se tri mandate si president i UEFA-s. 55-vjeçari mori drejtimin e UEFA-s tre vitet e fundit të mandatiti të Mishel Platinisë (2016-2019). Në 2019 ai u zgjodh për herë të parë në postin, të cilin do ta mbajë deri më 2027-ën. Ceferin kërkon që të ndryshojë rregulloren dhe të jetë në krye të UEFA-s deri në 2031-in. Kundër planit të Ceferin është shprehur hapa Federata e Futbollit. Në Angli janë të bindur se një amendament i tillë do të ishte një hap pas për futbollin dhe do të votojnë kundër në mbledhjen e nesërme. Ndërsa Federata Rumune e Futbollit, e cila në parim është kundër, ka shprehur votën e saj pro ndryshimeve. Sipas medieve britanike një ndër amendamenteve që do të kalojnë nesër është edhe ai që do të lejojë anëtarët e komitetit ekzekutiv që të shërbejnë në këtë post përtej moshës 70-vjeçare.
sfidanti.al