Aguero rrëfen mankthin në fushën e lojës

Sergio Aguero foli për ndjesitë që provoi në atë që ishte ndeshja e tij e fundit profesionale, e luajtur me fanellën e Barcelonës ku mbërriti në verën e vitit 2021 nga Manchester City. Ish-sulmuesi argjentinas pësoi dhimbje gjoksi dhe marramendje të cilat e detyruan të zëvendësohej. Menjëherë pas kësaj, ai u diagnostikua me aritmi kardiake. Në ndeshjen e tij të parë si titullar për klubin kundër Deportivo Alaves, Kun iu desh të ndihmohej në fushë sepse ndjeu: “Sikur do të më binte të fikët”. Për Clank Media, argjentinasi tha: “Ndjeva sikur po mbytesha, nuk ndjeva dhimbje. Kisha shumë presion në kokë. Mendova se ishte sepse isha i sëmurë fizikisht dhe mendova, ‘O njeri, jam shumë i sëmurë’. U hodha për një goditje me kokë, filloi një kundërsulm dhe fillova të ndihesha i trullosur”. Historia bëhet dramatike: “Më dukej sikur po më binte të fikët dhe doja të qetësohesha, doja të thoja diçka dhe fjalët nuk më dilnin. Mora kapitenin e Alaves për dorën sikur i thosha: Ndalo lojën. Ai filloi të bërtiste dhe ata e ndërprenë lojën. Kur u qetësova, ndjeva sikur zemra ime filloi të rrihte më shpejt. Pikërisht atëherë më goditi sulmi i aritmisë”. Aguero u tërhoq zyrtarisht nga futbolli në dhjetor 2021. Ai e bëri të ditur vendimin e tij në një konferencë për shtyp ku mori pjesë edhe ish-trajneri i tij, Pep Guardiola.

sfidanti.al