Ia doli të luhej sipas planit, por nuk ishte aspak thjesht sport, ndeshja e Championsit mes AEK-ut dhe Ajaksit. Holandezët fituan 2-0, por më shumë se skuadrat në fushë, “luajtën” forcat e policisë që u përplasën me tifozët vendas. Ekzistonte frika për përplasje dhe ashtu ndodhi, ndërsa përkrahësit e AEK-ut hodhën shishe plastike drejt tifozëve kundërshtarë, madje edhe bombë artizanale me benzinë, që rrezikoi jetën e holandezëve.
Këta të fundit, e kapën dhe e larguan në kohë, përpara sesa të shkaktonte ndonjë viktimë. Policia nuk e pati problem të përdorte shkopat e gomës, ndërsa padyshim që filmoi fajtorët, për të bërë ndalimet, pas ndeshjes. Disa tifozë, madje, u përgjakën nga goditjet e policisë. Dhuna në stadiumin “Olimpik” të Athinës erdhi vetëm pak ditë pas sulmit që iu bë autobusit të Boka Juniorsit ndaj tifozët e River Plejtit, në Buenos Aires të Argjentinës, në prag të finales së dytë të Kupës Libertadores.
Ajaksi e fitoi ndeshjen 2-0 me gola të shënuar nga sulmuesi serb, Dushan Tadiç, në minutat 68-të me penallti, dhe 72-të. Holandezët janë të kualifikuar dhe luftojnë për vendin e parë në grup, me Bajernin.
Sfidanti.al