Lindsej Von nuk tërhiqet pa thyer rekordin botëror

Është padyshim një nga skiatoret më të mira të të gjitha kohëve, por dëshiron të jetë numri 1. Lindsej (ose Lindsi) Von është në prag të sezonit të ri të skive, me objektivin për të arritur dhe për të kaluar legjendën Ingemar Stenmark, për numrin e përgjithshëm të garave të fituara. Amerikania ka 82 suksese, ndërsa suedezi arriti 86 të tillë.

“Për të mos dëmtuar fizikun tim, shpresoj që ta thyej këtë vit rekordin, – thotë ajo në një intervistë për “La Gazeta delo Sportin”, – por, nëse kjo nuk ndodh, do të vazhdoj vitin tjetër”. Von është 34 vjeç, por punon fort në palestër dhe në pistat e skive për të qenë gjithnjë gati.

Në karrierë ka fituar 4 herë renditjen e Kupës së Botës për femra, diçka që ia ka dalë vetëm austriakia Anemari Mozer-Prëll, ndërsa u bë amerikania e parë që fiton medalje ari në Lojrat Olimpike Dimërore. E gjitha kjo, pavarësisht se ajo ka pësuar shumë dëmtime.

Sfidanti.al