Trajneri i Bajernit? Zidan, Van Bomel, Venger janë në listë!

Duket se është e gjatë lista për trajnerin e ri të Bajernit. Përtej zgjedhjeve presidenciale, në klubin bavarez kanë punë më të ngutshme për të bërë, dhe pikërisht për të siguruar stolin. Për të dytin vit me radhë, Hënesit dhe Rumeniges (në foto) “i plasi bomba në dorë”, dhe kanë nisur të përgatisin listën për të gjetur pasardhësin e Niko Kovaçit.

Gazeta “Bild” shkruan se mes emrave janë Zinedin Zidan, Mark Van Bomel, Arsen Venger si dhe austriaku Ralf Hazenhytl, aktualisht trajner i Lajpcigut. Nuk dihet se kur mund të merret vendimi për Kovaçin, por Uli Hënesi nuk e kurseu aspak përpara mediave duke thënë se “brenda disa ditëve do të bisedojmë dhe do të gjejmë zgjidhjen”.

Sfidanti.al