Finalja skandaloze e Kupës Libertadores; CONMEBOL, procedim disiplinor ndaj River Plejtit

Finalja e Kupës Libertadores mes River Plejtit dhe Boka Xhuniors me të drejtë është përkufizuar në median argjentinase si finalja skandaloze për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën ditën e shtunë në Buenos Aires. konfederata Amerikanolatine e Futbollit në orët e fundit vendosi të nisë procedimin disiplinor ndaj River Plejtit duke qenë se nuk ishte në gjendje që të organizonte sic duhej këtë përballje me ‘Millionarios’ që gjithsesi kanë 24 orë kohë që të japin provat e pafajësisë së tyre.

Për River Plejtin rrezikon që të dënohet me humbjen në tavolinë që do t’i jepte automatikisht Kupën Libertadores skuadrës së Boka Xhuniorsit. Kjo e fundit në ditët e kaluara e kërkoi fitoren në tavolinë të kësaj ndeshje, një kërkesë që u konfirmua edhe nga vetë presidenti Daniel Angelici.

Sfida e parashikuar që të luhej ditën e shtunë mes River Plejtit dhe Boka Xhuniors u pezullua dy herë pasi tifozë të River Plejtit sulmuan me gurë dhe gaz lotsjellës autobusin e Boka Xhuniorsit duke plagosur 4 futbollistë, ndërkohë që të tjerët duke përfshirë edhe Karlos Tevez, patën probleme nga intoksikimi nga gazi. Situata më pas degjeneroi pasi tifozët e River Plejtit u përleshën edhe me policinë në rrugët e Buenos Airesit.

sfidanti.al