A mundet që Dibala t’ia punojë Juves e të shkojë tek Interi?!

Natyrisht, nuk do të ishte i pari pasi shumë lojtarë kanë bërë rrugë të tilla. Mendoni për Roberto Baxhon apo Andrea Pirlon, që pavarësisht “tradhëtisë” janë vlerësuar si heronj në të dyja “barrikadat”, por gjithsesi momenti është i vështirë. Në Itali, mediat shkruajnë se Interi po mendon për të marrë Paulo Dibalën! Flasim për kapitenin e Juventusit, lojtarin që cilësohet si simboli pas largimit të Ronaldos, apo të legjendave Bufon, Bonuçi e Kielini. Sulmuesi argjentinas ende nuk ka firmosur kontratën dhe sipas “La Gazeta delo Sportit” do ta presë Juven deri në fund të janarit. Më pas, do të bëjë si di vetë. Po ashtu, mësohet se Interi do të ketë mundësi financiare me largimin e Vidalit dhe Vesinos, pra do të ulë koston aktuale të rrogave, që mund t’ia lejojë të paguajë Dibalën! Të shohim sesi do të shkojë.

Sfidanti.al