Në Ligën e Parë të Francës ka shënuar vetëm 1 herë, dhe nuk ka qenë thuajse kurrë në nivelet që kishte tek Barcelona. Lionel Mesi po tregohet një zhgënjim tek Paris SG, pavarësihst 5 golave në 5 ndeshje në grupe në Champions, dhe ndërsa tifozët presin lajme që ai të kthehet në formë e të shënojë, ato njoftime që vijnë flasin për investime jashtë futbollit. Në Argjentinë tregojnë se superylli ka investuar nja 4 milionë USD për një kompleks banimi privat me të gjithë luksin (si nuk shpëtuam dot prej tij), me kinema, pishinë, oborr të madh privat, nga 20 në 25 dhoma dhe për parkimin me hapësirë për 15 makinë (!!!). Do të ketë festa, me një fjalë, pasi Mesi të lerë futbollin, ndërsa sa për tifozët ata le të jetojnë me kujtimin e golave të tij.
Sfidanti.al