Xhaka kërkon falje për të kuqin, por ndoshta shpëtoi Arsenalin!

Një pjesë e tifozëve e sulmuan në rrjetet sociale, duke e kritikuar që nuk po mësohet dot kurrë të jetë më i kujdesshëm. Granit Xhaka mori një tjetër karton të kuq në karrierën e tij “të përgjakur” dhe madje që në minutën e 25-të të gjysmëfinales së Kupës së Ligës ndaj Liverpulit në “Anfild”. Xhaka vetë kërkoi falje më pas. “Ndjesë të gjithëve, – tha ai, – falenderoj ekipin që nuk pësoi gol dhe tregoi shpirt të madh”. Gjithsesi, momenti kur kapiteni i Zvicrës mori të kuqin ishte një rast për gol nga Diogo Zhota. Ai e pengoi portugezin që të shënonte dhe u përjashtua, ndërsa Arsenali u mbrojt mirë me 10 vetë për 75 minuta, duke përfituar padyshim nga fakti se Liverpuli nuk kishte dyshen e sulmit Salah-Mane, që ndodhet në Kupën e Afrikës.

Sfidanti.al