Nga 25 deri në 5 milionë euro në vit, zbulohen rrogat tek Bajerni!

Është padyshim klubi më i fuqishëm në Gjermani dhe një nga 5-6 kryesorët e futbollit në botë. Bajerni nuk vuan aspak për para, edhe pse vuan për konkurrencën në Bundesligë, e po përpiqet të “kullandriset” me ç’të mundet për të mbajtur yjet e tij. Sistemi i rrogave në Mynih është i krijuar në bazë të disa parametrave, dhe ka një hierarki. Mediat bavareze, që janë pranë klubit, njoftojnë se rrogat janë nga 25 milionë euro në vit për Robert Levandovskin (përfshi edhe shpërblimet), deri tek 5 milionë euro në vit për lojtarët që cilësohen më të rinj, dhe më pak të aktivizuar. Për momentin, Bajerni rinovoi me Komanin dhe pret ta bëjë me Nojerin e Tomas Mylerin, ndonëse nuk dihet se çdo të ndodhë me Levandovskin.

Rrogat e Bajernit, plus shpërblimet (në euro)

25 milionë: Levandovski.

15-20 milionë: Nojer, Myler, Kimih, Sane, Gorecka, Hernandez, Koman.

10-15 milionë: Dejvis, Zabicer, Gnabri.

5-10 milionë: Sarr, Zyle, Musiala, Toliso, Pavar, Roka, Çupo-Moting.

Nën 5 milionë: Ulrajh, Nianzu, Riçards, Tilman, Stanishiç, Fryhtl.

Sfidanti.al