“300 mijë kërkesa për bileta”, Çekët “nxehin” sfidën me Shqipërinë

Mediat çeke, por edhe presidenti i federatës së futbollit, Petr Fousek, po i mëshojnë shumë rëndësisë së ndeshjes së 12 tetorit me Shqipërinë. Jehona e 300 mijë kërkesa të tifozëve për t’u pajisur me biletë, ka bërë që të ndihet disi frika në kampin çek. Presidenti i federatës në një prononcim të fundit ka rreshtuar arsyet pse Çekia duhet të fitojë ndeshjet e radhës dhe të kualifikohet në Gjermani. Media “sport.cz” ka sjellë për publikun deklartën e presidentit të federatës çeke, i cili tregon atmosferën para ndeshjes me Shqipërinë, bisedat që ka bërë me lojtarët dhe homologun e tij te Shqipëri, Armando Duka, si dhe në fund ai nuk i merr për bazë pretendimet që kanë pasur polakët për trajtimin e tyre pas humbjes në Tiranë.

Ja shkrimi i plotë:

“Klubet çeke po përgatiten për kupën e ardhshme të enjten, por një javë më pas do të ketë tashmë një ndeshje përfaqësuese në Shqipëri. Nisur nga zhvillimi i kualifikimeve për EURO 2024, një ndeshje kyçe në terrenin e nxehtë të liderit të papritur të grupit. “Përparimi në EURO është shumë i rëndësishëm për ne. Sportivisht dhe financiarisht. Trajneri Silhavi dhe ekipi i tij vazhdojnë të kenë mbështetjen tonë, edhe pse humbja e pikëve në Moldavi dhe në shtëpi ndaj Shqipërisë është e pakëndshme. Presim përmirësim gjatë takimit të radhës”, u shpreh presidenti i federatës çeke të futbollit, Petr Fousek, pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv. Ndeshja e radhës me Ishujt Faroe në Pilsen duhet të jetë e qetë. Por fillimisht hakmarrja duhet përvetësuar në atmosferën djallëzore të Tiranës. Shqiptarët morën një pikë të vlefshme në Eden dhe më pas mundën polakët në shtëpi për të kryesuar tashmë tabelën e Grupit E”.

sfidanti.al