Rekordi i pabesueshëm i adoleshentit të Barcelonës

Në moshën 16 vjeç dhe 83 ditë, Lamin Jamal është bërë lojtari më i ri që luan si titullar në historinë e këtij turneu. Ai ka thyer rekordin e një futbollisti të njohur në arenën ndërkombëtare, Selestin Babajaro. Nigeriani, i cili bëri emër në karrierën e tij me skuadrat e Anderleht, Çelsit dhe Njukasëll, kishte debutuar si titullar në këtë turne në vitin 1994 me fanellën e skuadrës belge në moshën 16 vjeç e 86 ditë. Kjo do të thotë se Jamal e theu rekordin e tij me vetëm 3 ditë.

Në këtë mënyrë ndeshja mes Portos dhe Barcelonës do të kujtohet gjatë për shkak të adoleshentit që po lë mbresa në një moshë shumë të re te katalanasit dhe ka vendosur një rekord historik për Champions League.

sfidanti.al