Aventura e tij me të kuqtë është mbyllur pa nisur mirë: Eros Grezda nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit. U bashkua me kryeqytetasit gjatë merkatos së verës, si një kërkesë e trajnerit Zoran Zekiç. Por gjatë gjithë periudhës ai është ndjekur nga dëmtimet e shpeshta. Edhe në ato moment që ka zbritur në fushën e lojës, me minutazh të limituar, nuk ka mundur të ngjitet në nivelin e kërkuar, shumë larg pritshmërive. Në gjithë këtë situatë, palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, sulmuesi nuk është më pjesë e të kuqve. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Partizanit me një njoftim në rrjetet sociale.
Njoftimi i klubit:
𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe.