Matic: Pogba dhe Sancho problematikët e Manchester United

Ish-mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic ka bërë një deklaratë shokuese teksa është shprehur se problemet në dhomat e zhveshjes së Manchester United kanë nisur në momentin kur Paul Pogba dhe Jadon Sanchi nisën të vinin me vonesë në stërvitje duke krijuar pakënaqësi te pjesa tjetër e grupit. Pogba që u rikthye në “Old Trafford” në vitin 2016 për 100 milionë euro, sipas Matic, ishte një lojtar i padisiplinuar dhe largimi pas përfundimit të kontratës e lehtësoi klubin e kuq. Në vijim, Matic thekson se ka një diferencë shumë të madhe mes Chelseat ku ai luajti për shumë kohë dhe Manchester United ku hasi probleme të mëdha. “Te Chelsea lojtarët ishin shumë profesionistë pasi ishin të përpiktë ndërsa në kampin e United, probleme të tilla ishin të përditshme. Pogba dhe Sancho ishin më problematikët mes disa të tjerëve”, thekson lojtari serb.

sfidanti.al