12 milionë euro për Mirlind Dakun

Mirlind Daku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Rubin Kazanit, ishte i ftuar së fundmi në podcastin “Arena e Yjeve”, teksa ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet dhe interesante, ku ndër të tjera ka folur edhe për ofertën 12 milionë euro.

“Afër 12 milionë euro i kanë bërë për mua ekipet ruse, për të më blerë. Vjen Kaljari me një shifër shumë të ulët dhe ata (Rubin Kazani) nuk mund ta pranojë. Ndaj vazhdova edhe këtë vit. Në të gjitha ekipet ku kam luajtur, vitin e parë e kam pasur për ambientim ndërsa vitin e dytë kam shpërthyer. Tani e kam nisur mirë, ishalla e përfundoj mirë”, ka rrëfyer Daku.

sfidanti.al