Dinamo, presidenti Bardhi premton “dhurata”

Pas disa vitesh investimi te Dinamo, presidenti Adrian Bardhi po nis të “shijojë” frytet e tij te skuadra që financon, të paktën sa i përket rezultateve që po bën këtë kampionat. Mirëpo, si një njeri që kënaqet vetëm kur të rikthehet Dinamo e madhe, atëherë do të jetë i kënaqur plotësisht. Të paktën, kështu shprehet në një prononcim pas fitores me Tiranën, teksa del nga dhomat e zhveshjes, pasi kishte përshëndetur skuadrën për këtë tri pikësh.

“Ende nuk jam i kënaqur. Presim akoma më shumë nga Dinamo, të rikthehet ajo e dikurshmja, Dinamo e madhe. Patjetër jemi në rrugën e duhur, duke bërë një grup shumë të bukur, njerëz që punojnë që mbajnë veshur bluzën e Dinamos, 18 herë kampione të Shqipërisë. Do të ketë dhurata edhe për merkaton”, u shpreh kreu i klubit blu.

sfidanti.al