12 eurodeputetë letër FIFA-s dhe UEFA-s: Përjashtoni Izraelin!

12 eurodeputetë kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga të gjithë kompeticionet e organizuara nga FIFA dhe UEFA. Veprim të cilin kërkuan edhe 12 Federata të futbollit në Lindjen e Mesme. Duke përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin. Deputetët e Parlamentit Europian u kanë dërguar nga një letër qeverive botërore dhe europiane të futbollit, duke kërkuar përjashtimin e ekipeve izraelite. Në nivel klube dhe kombëtaresh për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Palestinë.

“Futbolli nuk mund të shërbejë si vitrinë për ata që shkelin të drejtat e popullit palestinez. Vrasja pa kriter e popullatës civile, bllokimi i ndihmave humanitare ose shkatërrimi i infrastrukturës – që prek edhe lojtarët, gjyqtarët, menaxherët dhe objektet sportive – përbëjnë një krim. Kundër të cilit ne nuk mund të qëndrojmë pa lëvizur”, theksohet në kërkesën e ideuar nga Manu Pineda, nisma e të cilit u mbështet nga disa kolegë spanjollë, gjermanë, irlandezë dhe belgë. Javier Nart, Maria Eugenia Rodriguez Palop, Miguel Urban, Esther Sanz, Idoia Villanueva, Ana Miranda, Luke Flanagan, Marc Botenga, Chris MacManus dhe Martin Buschmann ishin ata që firmosën, përveçse Pinedës.

 

sfidanti.al