Hoeness del në krah të tifozëve për biletat

Ish-presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness nuk ka munguar asnjëherë me deklaratat e tij të forta kur bëhet fjalë për të mbrojtur tifozët e në këtë mes buk bëhet fjalë vetëm për ata të skuadrës bavareze. Në një prononcim të ditëve të fundit ai është ndalur te çështja e çmimit të biletave që për mbështetësi e skuadrave por bëhen gjithmonë e më të shtrenjta duke limituar mundësinë për të ndjekur skuadrat e tyre në stadium.

“Ne e kemi mundësinë të rrisim çmimin edhe deri në 350 euro e kjo do të thotë rreth 2 milionë më shumë në çdo ndeshje për arkën e klubit, por çfarë mund të na ndryshojnë ne 2 milionë më shumë në klub? Në gjuhën e transerimeve kjo shumë fluturon për pak minuta, por në xhepat e fansave, rritja nga 120 në 350 bën një ndryshim të madh. Ne nuk i shikojmë tifozët tanë si lopët që duhen mjelë. Futbolli është për të gjithë dhe kjo është edhe diferenca mes nesh dhe Anglisë”.   

Deklaratë e fortë por shumë e qartë nga ana e Hoeness i cili bashkohet me protestat e vazhdueshme të tifozëve bavarezë të cilët përballen me çmimë anormale sa herë vizitojnë transfertat në Angli por jo vetëm.