Zidane, tjetër sinjal largimi: Real Madrid mund të jetë më i mirë pa mua

‘A mund të jetë Reali i Madridit një skuadër më e mirë pa mua si trajner? Jam i sigurt, shumë i sigurt’. Këtë e deklaroi trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit spanjoll kundër Villarrealit.

‘Skuadra ka dhënë gjithcka, pavarësisht dëmtimeve, Covidit dhe shumë gjërave-tha Zidane-nuk mund t’i qortoj për asgjë. Ndoshta e bëj sepse jam fitues dhe shumë kritik ndaj vetes. Nuk më pëlqen të humbas,ata kanë dhënë maksimumin. E ardhmja ime? Gjëja që ka më shumë rëndësi është ndeshja dhe nuk është momenti për të folur për këtë. E gjithë energjia shkon për ndeshjen me Villarreakin, është e vetmja gjë që ka rëndësi’

Sfidanti.al