Gjatë transmetimit të emisionit sportive spanjoll ‘El Chiringuito’, ndërhyri shkrimtari Cristobal Soria, që përvecse është një i ftuar i përhershëm i programit, është edhe shumë mik me Sergio Ramos. Lajmi është i destinuar që të bëhet objekt diskutimi: ‘E njoh obsesionin e Sergios, dëshiron qëndron te Reali i Madridit, por e shoh më shumë jashtë skuadre se brenda saj-tha Soria-Përqindja? Për mua ka 20% mundësi që të qëndrojë dhe 80% që të largohet’.
Sergio Ramos në moshën 34 vjecare është ende i aftë që të bëjë diferencën në nivelet maksimale dhe është mëse e drejtë të pritet që të jenë disa skuadra të interesuara për të duke qenë se kontrata e tij me Los Blancos skadon në vitin 2021.
‘Perez akoma nuk e ka kuptuar se Sergio Ramos pas 48 ditësh do të jetë I lirë të firmosë me cdo skuadër tjetër të madhe evropiane-shtoi Soria-kjo është me të vërtetë e pabesueshme sepse bëhet fjalë për një futbollist, rendimenti sportive i të cilit nuk diskutohet; është më i fortë tani sesa kur ishte 25 vjec’
Zërat për një largim të mbrojtësit të Realit të Madridit po qarkullojnë prej javësh, por në Kontinentin e Vjetër nuk janë të shumtë klubet që mund t’I ofrojnë atij pagën që merr aktualisht te Reali i Madridit; 11.7 milionë Euro në sezon. Në vija të përgjithshme Reali i Madridit preferon të negociojë cdo vit kontratat e futbollistëve mbi 30 vjec, ndërsa përfaqësuesit e Ramos duan një rinovim disavjecar, dicka që ka bërë që bisedimet për këtë cështje të mbeten pezull.
Sfidanti.al