Diego Maradona ka lënë spitalin Olivos për t’u transferuar në një rezidencë në Nordelta, lagje në veri të provincës së Buenos Airesit, ku do të vijojë fazën e riaftësimit pas ndërhyrjes në kokë për një hematomë subdurale. Leopoldo Luque, mjeku i argjentinasit publikoi foton e parë të Maradonës pas ndërhyrjes kirurgjikale ku El Pibe De Oro shfaqej duke buzëqeshur në shtrat dhe me leukoplast në kokë.
‘Diego është fantastic-tha ai-por duhet të vazhdojmë punën me të. Do të gjejmë një vend të përshtatshëm për kovaleshencën e tij’.
Ndërsa Matias Morla, avokati personal i Maradonës, disa orë më parë foli për gjendjen e 60 vjecarit. ‘Diego jetoi ndoshta momentin më të vështirë të jetës së tij-tha Morla-besoj se ishte një mrekulli që iu zbulua ky iktus cerebral që mund t’i kishte kushtuar jetën. Ka dëshirë që të rihabilitohet nga problemet e tjera’.
Sfidanti.al