Barcelona, lojtarët refuzojnë propozimin e fundit për reduktimin e pagave

Bisedimet mes Këshillit Administrativ të Barcelonës dhe futbollistëve për reduktimin e pagës së këtyre të fundit u mbyllën pa asnjë akord. Lajmi u konfirmua nga anëtarët e Këshillit Administrativ të Klubit. Tani nis një periudhë reflektimi që do të zgjasë deri në 23 nëntor.

Pas kësaj date nëse futbollistët do të refuzojnë sërish propozimin, klubit mund të vendosë që të ulë pagat e tyre në mënyrë të njëanshme. Pas kësaj lojtarët mund të nisin një cështje ligjore për zgjidhjen e kontratave të tyre për t’u cliruar nga cdo detyrim ndaj Barcelonës.

‘Për këtë situatë i takon Këshillit Administrativ të marrë vendimet për zgjidhjen e problemit të rëndë financiar të krijuar nga pandemia Covid-19 që provokon një reduktim të të ardhurave me mbi 300 milionë Euro për sezonin 2020/21 dhe që na detyron të bëjmë një rishikim të shpenzimeve për paga rreth 191 milionë’-lexohet në një komunikatë të bordit drejtues të klubit katalanas.

Sfidanti.al