Zënka Ibrahimovic-Lukaku, Federata Italiane mund ta hetojë

Zënka mes Romelu Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë një temë diskutimi në Itali dhe në këtë pikë pritet të ndërhyjë edhe Federata Italiane e Futbollit. Por kjo do të jetë në varësi të raporit të arbitrit të ndeshjes Valeri dhe sesi e motivoi ai ndëshkimin me karton të verdhë të të dy futbollistëve

Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, mund të ketë një ndërhyrje të Prokurorisë së FIGC nëse Valeri ka shkruar në raportin e tij se Lukaku dhe Ibrahimovic u ndëshkuan me karton të verdhë  për shkak të duelit të tyre kokë më kokë.Nëse ai ka shkruar se ky karton është dhënë  për fjalë fyese të lojtarëve kundrejt njëri-tjetrit atëherë gjithcka mbyllet aty pasi një lojtar nuk mund të ndëshkohet 2 herë për të njëjtën shkelje të rregullave

Sfidanti.al