Merkato në aksin Milano-Romë, mendohet shkëmbimi Sanchez-Dzeko

Aksi i merkatos Romë-Milano është gati të ndizet në këto ditë të fundit të merkatos. Verdhekuqtë në fakt I kanë propozuar Interit një shkëmbim mes Edin Dzekos dhe Alexis Sanchez për të tentuar zgjidhjen e një problemi; atë të raporteve mes sulmuesit boshnjak dhe Fonsecas duke garantuar në të njëjtën kohë edhe një përforcim të sulmit

Ideja është një shkëmbim huazimesh edhe pse mbetet për t’u zgjidhur cështja e pagave; dy lojtarët përfitojnë pak a shumë të njëjtën shifër 7-7.5 milionë Euro, por kiliani falë edhe dekretit për rritjen që fitoi vlefshmërinë nga qeveria e dorëhequr, ka një pagë bruto më të ulët dhe peshon më pak në bilanc në krahasim me Dzekon. Në aspektin ekonomik do të ishte Roma që do të përfitonte nga ky shkëmbim.

Dzeko vijon të stërvitet në Trigoria, por tashmë jeton si i ndarë në shtëpi pas kaosit të shpërthyer nga eliminimi në Kupë kundër Spezias dhe përplasjes me trajnerin Fonseca më pas. Antonio Conte nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për Dzekon që pavarësisht moshës mund të jetë një alternativë e mirë e Lukakut në rolin e qendërsulmuesit. Gjithsesi për momentin bëhet fjalë vetëm për një ide, për të cilën të dyja klubet do të duhet të bëjnë vlerësimet e ture, por deri në 1 shkurt gjithcka mund të ndodhë

Sfidanti.al