Xhorxh Uea: “Ua di Zotit dhe Vengerit për gjithçka që kam arritur”

Ish-futbollisti më i mirë i botës Xhorxh Uea deklaroi, këto ditë, se trajneri Arsen Venger ka pasur një ndikim të madh në sukseset që ai ka arritur gjatë karrierës së tij. Monako ka qenë klubi i parë në Evropë, për të cilin ai ka luajtur, madje katër sezone (1988-1992), para se të vishte bluzat e PSZH-së dhe të Milanit.

“Vengeri më konsideronte si të birin e tij. Ai donte që unë të luaja gjithnjë nën drejtimin e tij. Një ditë, kisha dhimbje koke dhe doja të pushoja, por trajneri Venger më tha se dhimbja do të më ikte gjatë stërvitjes dhe kështu ndodhi. Veç Zotit, për gjithçka që kam arritur, unë ia di edhe Vengerit, pasi, po të mos ishte ai, unë nuk do të kisha arritur asgjë”, vuri në dukje Uea që është i vetmi futbollist afrikan që ka fituar “Topin e artë”.

Xhorxh Uea kulmin në karrierën e tij e ka arritur te Milani, ku, gjatë viteve 1995-2000, ka fituar dy tituj kampioni të Serisë A, kurse, më pas, me një sukses më të vogël, ai ka luajtur me Celsin, Mançester Sitin, Marsejën dhe Al Xhazirën.

Sfidanti.a;