Luka Modriç, gjithnjë, përmendet midis lojtarëve të mirë në historinë e futbollit të Kroacisë, ndërsa, për ish-futbollistin kroat të Realit të Madridit dhe të Barcelonës Robert Prosinecki, ai (Modriç) ndodhet në majë të futbollit kroat.
“Luka është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit kroat, duke pasur parasysh numrin e madh të trofeve që ai ka fituar, lojën që ai bën te Reali i Madridit dhe dominimin e tij në fushë, të gjitha këto elementë që janë impresive te ky futbollist aq i dashur për tifozët kroatë”, vuri në dukje Robert Prosinecki. Modriçi u zgjodh, për herë të tretë, futbollisti më i mirë kroat i vitit.
Sfidanti.al