Askush si “Imperatori”: I zgjat “dorën e ngrohtë” Ebues!

Historia mjaft e trishtuar e futbollistit nga Bregu i Filditshtë, Meaneul Ebue, nuk mund ta linte indiferent trajnerin e madh, tani drejtuesin e klubit të famshëm turk, Gallatasaraj. Vetëm një ose dy ditë, pasi mori vesh sesi është katandisur ish-mbrojtësi i Arsenalit, por që ka luajtur edhe me Gallatën, Emanuel Ebue, reagoi, por në një mënyrë konkrete, edhe trajneri i vjetër-i ri i Gallatasarajit, Fatih Terim, ndryshe i njohur si “Imperatori”, që, sikurse bëjnë të ditur mediumet turke, e thirri Ebuen që të kthehet te Gallatasaraji dhe të bëhet ndihmës i trajnerit të të rinjve të këtij klubi të madh turk. Ebue e pranoi ofertën zemërgjerë të “Imperatorit”, kështu që, shumë shpejt, jeta e futbollistit bregfildishtas do të kthehet në gjendjen normale.

“Lajmin sesi jeton tani Ebue, ne e mësuam në dhomën e zhveshjes mbas një ndeshjeje. Duhet të reagoja”, vuri në dukje Terimi. Ebue, nga ana e tij, pasi mësoi oferën që atij i dergoi “Imperatori”, deklaroi i lumtur: “Jam shumë i gëzuar se do të punoj, përsëri, me Terimin. Ai, për mua, është si një baba, e dua shumë dhe do të bëja gjithçka për të”, deklaroi ish-mbrojtësi i Arsenalit që, tani, do t’i duhet të vendosë rregull në jetën e tij.

Sfidanti.al