Vjen nënshkrimi, “kuqezinjtë” zyrtarizojnë blerjen e 9-të të merkatos

Milan është duke bërë një merkato fantastike këtë verë, teksa deri më tani ka afruar plot 8 lojtarë dhe ditën e sotme pritet të vijë dhe firma nga lojtari i 9-të, që sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e “kuqezinjve”.

Pas Kristjan Pulisiç, këtë të premte që sapo lamë pas erdhi dhe nënshkrimi me bashkombësin e anësorit, talentit të Valencias, Junus Musah, për të cilin Milan ka bërë gati një “paketë” prej 20 milionë eurosh. Përsa i përket kontratës personale, “ylli” 20-vjeçar i mesfushës do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri në qershorin e vitit 2028, ndërsa për pagën e lojtarit nuk është zbuluar ende ndonjë detaj.

 

sfidanti.al