Vidal ‘i shkel syrin’ Interit: Conte e di se mund të besojë tek unë

Arturo Vidal del hapur dhe i lëshon një mesazh të fortë Interit përsa i përket të ardhmes së tij dhe këtë e bën nëpërmjet një interviste për ‘El Periodico’ në Spanjë.

‘A do të qëndroj te Barcelona? Duhet të luajmë edhe 2 muaj të tjerë-tha në intervistën e tij mesfushori i skuadrës katalanase-këtu jam i lumtur dhe kam shokë të shkëlqyer skuadre, por unë dua të ndihem i rëndësishëm. Pëndryshe do të duhet të kërkoj një skuadër tjetër për të vijuar karrierën’.

Interi e kërkoi me ngulm Vidal në merkaton e janarit, një lëvizje që nuk u krye, por mesa duket trajneri conte nuk ka hequr dorë prej tij

‘Conte vazhdon të më kërkojë tek Interi? Kam një raport të shkëlqyer me të, ai e di që jam fitues dhe mund të besojë tek unë-shtoi Arturo Vidal.

sfidanti.al