Martin Braithwaite rrezikoi të divorcohej për shkak të Barcelonës. Vetë sulmuesi danez i katalanasve e tregoi këtë në një intervistë për Daily Mail teksa theksoi se tratativat e bëra me blaugranat në fund të merkatos kur u pagua klauzola prej 18 milionë Eurosh te Leganes, për pak sa nuk ndikoi për keq edhe te martesa e tij
‘Bashkëshortja ime kujtonte se unë kisha një lidhje tjetër jashtë martese-tregon Braithewaite-mora shumë telefonata, por nuk i tregova askujt, as bashkëshortes sime. Ajo filloi të dyshojë dicka sepse kur më merrnin në telefon, dilja nga shtëpia edhe pse në Madrid bënte shumë ftohtë në ato muaj’.
sfidanti.al