Arturo Vidal, Martin Breithueit, Zhordi Alba e kapiteni. Këta ishin autorët e golave në një ndeshje ku magjistari i Barcelonës mezi arriti të shënonte një gol, edhe pse mundi të jepte dy asiste. Dikush mund ta quajë lajm të keq, pasi Lionel Mesi na ka mësuar me mrekullitë e tij, por ka edhe një lajm të mirë, që katalanasit nuk janë më totalisht të varur prej tij. Me rrjetën që në minutën e dytë, me kontrollin e topit, goditjen e dytë në të 37-ën, pastaj goditjen e shtyllës, disa raste të Mesit apo Breithuejtit, dhe në fund me golin e Zhordi Albës, kryesuesit e kampionatit treguan se janë në formë të shkëlqyer, pavarësisht 3 muajve ndërprerje.
Me Luis Suarezin tashmë të riaftësuar, dhe të hedhur në fushë pas pushimit, trajneri Kike Setien mund të ketë shumë mundësi për të zgjedhur. U largua Antuan Grizman që u fut uruguajani, doli Vidal e hyri Rakitiç, ndërsa në nxemje u ngritën Ansu Fati, Artur, Semedo, Ymtiti e Firpo. Setien i bëri zëvendësimet e tjera, duke hedhur në fushë Firpon, Semedon, Arturin. Me këtë sukses, Barcelona u ngjit në 5 pikë mbi Realin, duke pasur 61 ndaj 56, po ashtu me 67 gola të shënuar, edhe pse plot 31 të pësuar. Kampionët kanë luajtur 28 ndeshje, kanë edhe 10 deri në fund, por mund të cilësohen favoritë për të mbrojtur titullin, edhe pse Reali pritet të fitojë me Eibarin.
Sfidanti.al