‘Kur luan me futbollistë të tillë, gjithnjë është më e lehtë. Mund t’u hedhësh një bombë, ata kontrollojnë gjithnjë shumë mirë topin’. Kjo është fraza e thënë nga Marco Verratti që nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij që luan përkrah Neymar e Mbappe, 3 vjet e gjysmë pas transferimit të tyre në Paris
‘Po iu afrohemi gjithnjë e më shumë skuadrave të mëdha, e dimë që me tan ë skuadër jemi më të fortë-vijoi opininonin e tij Verratti të dhënë për RMC Sport-Mbappe ështyë në kontratë me Paris Saint Germainin, është i vetmi fakt i sigurt. Ka kontratë deri në 30 qershor 2022. Janë edhe 15 muaj. E vetmja gjë që ka rëndësi është dëshira për rinovim. Sot nuk ka asnjë shqetësim’.
Sfidanti.al