Inter, Brozovic mes rinovimit të kontratës dhe Liverpoolit

Drejtuesit e Interit tashmë kanë nisur punën për rinovimin e De Vrij, Bastonit dhe Lautaro Martinez, por shpejt ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Marcelo Brozovic, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2022, kështu që nga janari i vitit të ardhshëm ai ka të drejtë të nisë kërkimet për një skuadër tjetër.

Klubi milanez ka ndërmend të rinovojë me futbollistin, por sipas portalit InterLive.it, kroati kërkon një rritje të rëndësishme të pagës nga 3.5 në 5-5.6 milionë Euro në sezon. Kush ndjek me vëmendje situatën është Liverpooli që ka mbetur i zhgënjyer nga investimi për Thiago Alcantara dhe do të donte të zëvendësonte spanjollin që në verën e ardhshme.

Sfidanti.al