Ventura: Suedia është një rivale e fortë, por në Botëror do të shkojë Italia

Opinioni publik sportiv italian nuk është shumë i kënaqur që shorti i hedhur në Nion për ndeshjet play off të Kupës së ardhshme të  Botës Italisë përballë i ka vënë  Suedinë që, në letër, në fakt, ëshë përfaqësuesja më e fortë e kësaj faze. Por, sidoqoftë, trajneri i Italisë, Xhanpiero Ventura, është optimist se ekipi i tij do t’i përgjigjet sfidës dhe se nga të dy ndeshjet Italia do të dalë fituese.

“Sigurisht që ne kemi respekt për Suedinë, pasi përfaqësuesja e saj, midis të tjerave, mundi Francën në Stokholm në grupin e saj kualifikues, ndërkohë që arriti të lejë mbrapa Holandën. Sidoqoftë, unë mendoj se cilësia është në favorin tonë. Gjatë periudhës së ardhshme, ne do ta analizojmë kundërshtarin tonë dhe jam i bindur se ne do të përgatitemi mjaft mirë për të dy ndeshjet, në nëntor, që të kualifikohemi për në Kupën e Botës”, vuri në dukje Ventura.