Pendesë katalane, Barcelona në kërkim të ish-futbollistit të vet!

Duhet të pranohet se Barcelona nuk pati ndonjë sukses të madh në sezonin e kaluar veror të transferimeve, pasi arriti që të sjellë në “Kamp Nou” vetëm Usman Dembelen. Katalonjasit dështuan, sidomos, në përpjekjet e tyre që të sillnin Filipe Kutinjon të Liverpulit, pasi ky i fundit i hodhi poshtë të gjitha ofertat e klubit katalonjas. Mediumet në Katalonjë, ndërkohë, shkruajnë se Barcelona nuk do të përpiqet më që të sjellë në “Kamp Nou” futbollistin e lartpërmendur brazilian, por se do t’i orientojë përpjekjet e saj drejt ish-futbollistit të saj Tiago Alkantara që, tani, luan me Bajernin e Mynihut. Alkantara është rritur që fëmijë te Barcelona, por, më 2013, ai i shpërngul për në Mynih, ku ëshë bërë një nga mesfushorët më të mirë në Evropë.

Katalonjasit duan që ta korrigjojnë gabimin dhe ta kthejnë këtë futbollist në Barcelonë, që në janar, por kjo përpjekje do të jeë me siguri e vështirë, pasi pritet që Bajerni të mos heqë dorë lehtë nga shërbimet e këtij pjesëtari të përfaqësueses spanjolle. Ndërkohë, thuhet se edhe vetë Alkantara do që të kthehet në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al