Vetëm pak ditë mbas një seminari të zhvilluar në Budva, në vend që të kishte lajme të mira për Federatën e Futbollit të Malit të Zi, mbërritën lajme të këqia se, shumë shpejt, do të nisë një hetim lidhur me rastet e pretenduar për ndeshje të fiksuara në këtë vend fqinjë me neve. Federata malazeze e futbollit njoftoi se UEFA do të hetojë dy ndeshje të kampionatit malazez. Në raportin e UEFA-s janë gjendur ndeshja e raundit të 9-të mes Iskrës dhe Deçiçit, 4-1 (2-0) dhe ajo e raundit të 10-të të Ligës së 2-të mes Otrantit dhe Celikut (6-1).
Në njoftimin e federatës malazeze thuhet se i gjithë dokumentacioni që është marrë nga UEFA, u ëshë dërguar autoriteteve policore dhe Gjykatës së Lartë që do të duhet që ta shqyrtojnë të gjithë situatën e krijuar. Gjatë këtij sezoni, në Malin e Zi, këto dy ndeshje janë të parat, për të cilat UEFA ka dyshime se rezultatet e tyre janë fiksuar paraprakisht.
Sfidanti.al