Venger e pranon: Tentuam te sjellim Mesin e Pikene te Arsenali

Lionel Mesi e Xherard Pikè mund te ishin pjese e Arsenalit. Ai qe e pohoi kete eshte Arsen Venger tashme ish teknik i Topçinjve te Londres. Ne nje interviste per faqen zyrtare te Arsenalit, Venger tha se londinezet e bene tentativen e tyre per te blere argjentinasin e spanjollin por pa sukses.

Ne intervisten e tij Venger sqaroi se Arsenali e beri tentativen e tij ne kohen kur arriti te marre Fabregas domethene kur futbollistet ishin vetem 16 vjeç. Vlen te kujtohet se Venger qe e drejtonte Arsenalin qe nga 1996 deklaroi largimin e tij nga kjo skuader ne fundin e ketij sezoni. Cesk Fabregas luajti te Arsenali ne 2003-2011 per t’u kthyer te Barcelona, ndersa Pikè shkoi ne Premier League por te Mançester Junajtid dhe ishte ende nje adoleshent.

Sfidanti.al