Dominimi spanjollnë konkurrimet evropiane është, me të vërtetë, frikësues, ndërkohë që ai vazhdoi me triumfin 3-0 të Atletikos së Madridit kundër Olimpikut të Marsejës në finalen e Ligës së Evropës, duke e fituar edhe këtë të fundit. Sidoqoftë, asnjë ligëtjetër nuk mund të krahasohet me La Ligën spanjolle. Të dhënat që do të sjellim më poshtë, konfirmojnë se Primera ose La Liga, gjatë viteve të fundit, e ka kaluar atë që ka qenë dikur, në vitet ’90, Seria A dhe, më vonë, Premier Liga angleze.
Që nga sezoni 2013/2014, klubet spanjollë kanë fituar, madje,tetë nga nëntë trofetë në Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampioneve. I vetmi klub që e ka prishur “festën” spanjolle, ka qenë Mançester Junajtidi që fitoi vjet Ligën e Evropës. Nëse shkojmë më tej, klubet spanjollë kanë fituar nëntë nga 15 kupat e fundit në Ligën e Evropës, shtatë në 12 të fundit në Ligën e Kampioneve dhe 10 nga 15 Superkupat, midis tyre tetë në nëntë të fundit!
Junajtidi është i vetmi ekip që nuk është nga Spanja dhe që ka fituar një nga 12 trofetë evropianë të fundit: Liga e Kampioneve, Liga e Evropës dhe Superkupa. Të shtunën e ardhshme (26 maj), kur të luhet finalja e Champions-it në Kiev mes Realit të Madridit dhe Liverpulit, ka shumë mundësi që ky dominim spanjoll të rritet edhe më shumë.
Sfidanti.al