Valverde..mos e thuaj fare! Unë dhe Mesi vendosëm që ai.. të ulet në stol

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, Barcelona barazoi 1-1 në “Kamp Nou” me Realin e Madridit. Golin e barazimit për Barçën, pasi Reali kishte shënuar golin e parë më anë të Luka Vaskezit, e shënoi Malkomi që luajti në vend të Mesit që kishte probleme dëmtimi dhe qëndroi ulur në stolin e rezervave, sepse trajneri Valverde nuk donte të rrezikonte. Sidoqoftë, në pjesën e dytë Mesi hyri në lojë dhe nuk u duk se dëmtimi kishtë lënë ndonjë pasojë të madhe tek ai.
“Unë bisedova me Mesin para fillimit të ndeshjes dhe ne ramë dakord bashkërisht që ai të mos luante që nga minuta e parë. Nuk e di, nëse ai do të luajë në ndeshjen tjetër, por, po të jetë gati, është e sigurt se ai do të luajë që nga fillimi, por, megjithatë, ne nuk duam të rrezikojmë”, vuri në dukje trajneri i Barcelonës.
Sfidanti.al.