Natyrisht, rekordin shqiptar me përjashtime të klubeve për një vit, nuk mund ta kalojnë, por gjithsesi edhe Italia ka “gjëmat” e saj. Një sherr masiv ndodhi në futbollin e të rinjve (U19), në ndeshjen mes Kazelinës së Firences dhe Fortis Juventusit të qytetit Bordo San Lorenco.
Si përgjigje, Komisioni i Disiplinës dënoi plot 24 lojtarë, nga 12 të secilës skuadër, me 60 javë pezullim gjithsej. Natyrisht, bën përshtypje numri i madh i futbollistëve të dënuar, pasi mesatarja i bie që të jenë pezulluar vetëm me nga 2 apo 3 mndeshje.
Arbitri u detyrua ta ndërpriste ndeshjen në minutën e 42-të të pjesës së dytë, kur miqtë ishin në avantazh 1-0. Dënimin më të rëndë e mori një lojtar vendas, për të mos luajtur 6 javë, pasi goditi me grusht në fytyrë një kundërshtar.
Sfidanti.al