Uji i dusheve, dyert dhe riparimet, tek Siti gjejnë një fajtor!

Kompleksi i shkëlqyer stërvitor ka kushtuar 200 milionë paundë stërlina, sipas të dhënave nga Anglia. Mançester Siti këta vjet nuk i la asgjë rastësisë, dhe ndërtoi bazat për një klub të madh, por ja që edhe në këtë panoramë të shkëlqyer ka njolla. Në mes të krizës së rezultateve, racizmit, nervave me gjyqtarët dhe dyshimeve për të ardhmen e Guardiolës, del edhe një problem tjetër, ai i drejtimit të kompleksit stërvitor, që mund të ketë ndikuar në formën e lojtarëve.

Klubi shkarkoi drejtuesin e kompleksit, Mark Munser (Muncer), pasi pati pakënaqësi nga futbollistët për temperaturën e ujit të dusheve, për dyer të dëmtuara e të thyera, si dhe për ngadalësinë e riparimeve. Munser ishte tek Siti që në 2010, dhe pati nga ata që gjykuan se ai u bë “kokë turku”, por ndoshta Guardiola e gjeti një fajtor se përse punët nuk po i shkojnë mirë këtë sezon.

Sfidanti.al