“Dasma” ishte “prerë” për tjetër kohë, por “turpi u hëngër me bukë”. El Klasiko i madh i Spanjës, Barcelona-Real Madrid, u detyra të dorëzohej përpara protestave të fuqishme në Katalonjë pa burgosjes së politikanëve vendas nga drejtësia spanjolle, ndërsa tani është prerë një tjetër datë. Nga 26 tetori kemi kaluar në 18 dhjetor, dhe më në fund ka konfirmim, pra që 18 dhjetori është pranuar nga të gjitha palët dhe se është zyrtar.
Dakord, palët janë marrë vesh, por a i ka pyetur njeri protestuesit në Barcelonë? Po sikuar ata të shpërthejnë sërish trazirat dhe të mos ketë përsëri siguri? Atëherë “turpi do të hahet me bukë” për të dytën herë dhe kushedi se kur do të zyrtarizohet një datë për El Klasikon!
Sfidanti.al