Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me ankesën e fituar nga Super Liga, vjen edhe shënimi zyrtar nga UEFA, e cila duket e patrazuar. “Ne marrim parasysh, por vendimi nuk nënkupton miratimin apo vërtetimin e të ashtuquajturës ‘Super Liga’. Më tepër thekson një mangësi historike në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik i cili tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022. UEFA është e sigurt në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja”. Në praktikë, organi më i lartë evropian i futbollit iu bën jehonë fjalëve të Javier Tebas, numrit një të La Liga-s, i cili e kishte komentuar vendimin e sotëm si më poshtë: “Gjykata e Drejtësisë deklaroi se rregullat për pranimin në garat e UEFA-s dhe FIFA-s duhet të jenë transparente, jo se duhet të pranojnë domosdoshmërish Super Ligën. Tashmë, në vitin 2022, UEFA kishte vendosur një procedurë për autorizimin e garave të reja, në të cilat mund të bashkohet Super Liga”.
sfidanti.al