UEFA mbyll stadiumin e Serbisë

UEFA ka urdhëruar Serbinë që ndeshjen e fundit kualifikuese në shtëpi për Kampionatin Evropian të luajë në një stadium bosh.

Organi qeverisës i futbollit evropian gjobiti Federatën Serbe të Futbollit me 90 mijë euro, për sjelljen e keqe të tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 kundër Malit të Zi më 17 tetor. Vendimi nënkupton se Serbia do të luajë ndeshjen e saj kualifikuese për Euro 2024 pa tifozë kur të presë Bullgarisë më 19 nëntor. Serbia është gjobitur me një total prej 144,250 eurosh për probleme të tifozëve të dhunshëm dhe të papërmirësueshëm në dy ndeshjet e fundit. Federata e Futbollit të Malit të Zi gjithashtu u ndëshkua me akuzën për “sjellje raciste” të tifozëve në Beograd në tetor ku Serbia fitoi 3-1.