Vëllezërit “siamezë” Shpendi

Njëri luan te Empoli dhe tjetri te Cesena në Serie C ndërsa ky është viti i parë që nuk aktivizohen në të njëjtën skuadër. Po flasim për vëllezërit Shpendi, talente që ndezin me shpresë shqiptarët për një të ardhme edhe më të ndritur të Kombëtares A. Dy talentet Stiven dhe Cristian, të rritur në Itali kanë folur në një intervistë interesante për mediat e vendit fqinjë ku vëllai më i vogël i Cesenas e ka nisur sezonin me 6 gola në 9 ndeshje të luajtura.


Stiven Shpendi:

“Gjithmonë më kanë ngatërruar me vëllain, madje kur njëri hynte në fushën e lojës, kishte nga ata qëdyshonin se po bëhej një gabim, sepse sipas tyre unë sapo kisha dalë nga fusha por ai ishte vëllai. Ëndrra jonëështë që të luajmë sërish bashkë por në Serie A. Jemi shumë të ngjashëm në stilin e lojës por unë bëj tifo gjithmonë për vëllain dhe ju siguroj se është shumë i fortë. Erdha në Serie A pa krijuar shumë pritshmëri dhe jam shumë krenar për arritjet e po shjoj momentin. Serie A ka shumë cilësi dhe është shumë fizike ndërsa lojtari që më pëlqen më shumëështë Calhanoglu”.

 

Në krahun tjetër, Cristian shpendi shton:

Cristian Shpendi:

“Kur ishim të vegjël gjithmonë na ngatërronin e madje shpesh herë golat e mi ia caktonin vëllait dhe anasjelltas. I shikoj të gjitha ndeshjet me Stivenin dhe flasim gjithmonë për gjithçka. Stiven driblon më mirë por unë ndoshta jam më i mirë në zonën e rreptësisë. Nuk jemi asnjëherë ziliqarë për njëri-tjetrin. Vitin e shkuar gjërat nuk shkuan si do të dëshiroja por unë do të jap përherë maksimumin për Cesenan. Jam shumë krenar për vëllain tim”.

sfidanti.al