Tuchel refuzon stolin e Manchester United

Cili do të jetë fati i Thomas Tuchel këtë verë? Jo në Angli, por ndoshta askund tjetër. Pasi përfundoi përvojën e tij te Bayerni i Mynihut pa asnjë trofe, i ndalur në gjysmëfinalen e Champions League nga Real Madrid, trajneri gjerman megjithatë mori një ofertë për të filluar sërish stërvitjen menjëherë. Sipas mediave britanike, 50-vjeçari ka pasur bisedime me Manchester United ditët e fundit: “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend të vazhdojnë me trajnerin aktual, Erik ten Hag. Kjo është arsyeja pse ata do t’i kishin ofruar Thomas Tuchel të merrte menjëherë postin e trajnerit te United. Për një rikthim të mundshëm në Premier League pas sukseseve të arritura me Chelsean. Por, ish-trajneri i Bayernit të Mynihut vendosi të mos pranojë punën e ofruar nga klubi anglez. Arsyeja? Ai dëshiron të marrë një pushim, pa trajnuar ndonjë klub këtë verë me synimin për tu rikthyer sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al